Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi është vetëplagosur me pistoletë në këmbë. Sipas policisë, armën e zjarrit i riu e kishte pa leje.
“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur lehtë, në këmbë, me një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje.”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.





