Arrestohet një burrë, banor i lagjes nr.18 në Durrës, i akuzuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. I., 65 vjeç.
Ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





