Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.

Konrektisht, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

-B. C., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-E. P., 37 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje (nëna e ish-bashkëshortes së tij).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndaj tyre rëndon akuza e “Dhunës në familje”.