Dy drejtues automjetesh në Durrës janë arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, pasi u kapën në shkelje, njëri prej tyre i dehur ndërsa tjetri pa patentë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin S. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 23 vjeç, banues në lagjen nr., 14 Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.