Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për vjedhje.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale E.B., dhe A.Sh., banues në Durrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim E. B., 29 vjeç dhe A. Sh., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e një shtetasi.”, njofton policia.