Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona, të cilët akuzohen për vjedhje.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale U. C., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur sende personale në automjetin e një shtetasi.

Gjithashtu, është ndaluar nga uniformat blu edhe shtetasi B. R., 36 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi në kohë të ndryshme, ka vjedhur sasi alumini, në një firmë ndërtimi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin U. C., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur sende personale në automjetin e një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” , shtetasin B. R., 36 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi në kohë të ndryshme, ka vjedhur sasi alumini, në një firmë ndërtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.