Policia e Durrësit ka arrestuar një 60-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit të kërkuar Q. L., 60 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshëme e lirisë, pasi Gjykata e Apelit Durrës i ka caktuar 60-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.