Ka nisur këtë të shtunë në Durrës Kampionati Ballkanik i Taekwondo-së, i cili zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Në këtë organizim do marrin pjesë sportistë nga të gjithë shtetet e ballkanit, të cilët për dy ditë me radhë do të garojnë për të fituar medalje.
Kjo nuk është hera e parë që të rinjtë shqiptarë marrin pjesë në këtë kompeticion, pasi në vitet e kaluara sportistët kuq e zi kanë arrituar të fitojnë medalje ari.