Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Në lagjen nr.3 një i moshuar është rrëzuar nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas policisë, J.P., 83-vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 3 Durrës, shtetasi J. P., 83 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.