Një 25-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me një 16-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe, se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.