Arrestohet një 42-vjeçar nga Shijaku, pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë të mitur.

I arrestuari është shtetasi E.B., ndërsa policia nuk jep detaje të tjera rreth ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.