Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, kapet në flagrancë në Portin e Durrësit dhe vihet në pranga një 30-vjeçare.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në vijim të kontrolleve, duke përdorur pajisje të teknologjisë bashkëkohore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, arrestuan shtetasen E. B., 30 vjeçe, banuese në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, ajo ka tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.





