Tek ish-hotel “Vollga” në Durrës është aktivizuar një vatër zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune.

Flakët, që me ndërhyrjen në kohë të focave zjarrfikëse u neutralizuan shpejt, kanë përfshirë një pjesë të katit të dytë të godinës.

Ende nuk bëhet e ditur se çfarë e shkaktoi zjarrin, por paraprakisht dyshohet se në godinën e rrënuar, që tashmë është shtëpi për të pastrehët, një prej këtyre të fundit i ka vënë padashur flakën mbeturinave.