Përplaset nga një mjet, humb jetën drejtuesi i biçikletës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë Krujë.
Një automjet me drejtues A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit





