Janë zbardhur emrat e dhjetë personave të cilët u arrestuan pasi tentuan të kalonin 16 të mitur në kufirin e portit të Durrësit në mënyrë të paligjshme.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit e mëposhtëm:

Blerim Bytyqi, 48 vjeç, Drilon Shala, 32 vjeç, Dukagjin Gunga, 36 vjeç, Fabion Berisha, 21 vjeç, Fatmir Gjoshi, 54 vjeç, Qendresa Krasniqi, 20 vjeçe, Aishe Demaj, 21 vjeçe, Endrit Demaj, 21 vjeçe, Besmir Haxhikadria, 37 vjeç, Almir Kryeziu, 22 vjeç. Haxhikadrisë i dyshuar si organizator i këtij rasti i janë gjetur gjatë kontrollit fizik 5945 euro.