Nis procedimi penal ndaj një 23-vjeçari në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë një vajzë 22 vjeçe.

Sipas policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin K. O., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një shtetase 22 vjeçe.