Arrestohet një burrë 48 vjeç nga Durrësi, banor i lagjes nr.13, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. K., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.