Zjarr i madh tek tregu industrial në Durrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në këtë ditë të parë të ndërrimit të viteve.

Për shkak të flakëve janë djegur disa dyqane duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Siç duket edhe nga pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon e gjithë zona ka qenë e mbuluar nga tymi i dendur.

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë dhe mjaft efektive e zjarrfikësve që ka vënë flakët nën kontroll, pasi rrezikonin të përhapeshin edhe në banesat aty pranë.

Në operacionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Durrësit dhe të portit.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në tregun industrial në lagjen nr.18.