Viti i Ri nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për disa tregtarë të tregut industrial në Durrës.
Zjarri i rënë në treg në orët e para të mëngjesit ka shkrumbuar rreth 10 dyqane.
Dëmi material është shumë i madh, sepse në dyqanet e përfshira nga flakët nuk ka mbetur thuajse asgjë.
Jashtë kamerës, ata deklaruan për “DurrësLajm” se u janë shkaktuar miliona lekë dëme dhe ende nuk kanë mësuar arsyen e rënies së flakëve.
Zjarri i madh përfshiu tregun në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, pak pas ndërrimit të viteve.
Lexo edhe:
Për shuarjen e flakëve u angazhuan forca të shumta zjarrfikëse nga Durrësi dhe porti, të cilët bënë të mundur neutralizimin dhe më pas shuarjen e flakëve, që rrezikonin të përhapeshin në një zonë më të gjerë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.





