Një nga stolat dekorativë, të vendosur në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, ka marrë flakë mbrëmjen e sotme. 

Video e mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm” tregon se zjarrfikësit kanë mundur të “shpëtojnë” vetëm një pjesë të stolit prej plastike. 

Këta stola, që u vendosën përgjatë gjatësisë së shëtitores, për t’u mundësuar pushimin atyre që duan të ndalojnë e të sodisin detin, kanë qenë shumë herë “tabelë” vizatimi për disa, kosh mbeturinash për disa të tjerë dhe sonte u bë edhe një vatër zjarri. 

Më tepër sesa problem për ndotjen, apo shanset për të shkaktuar një zjarr të përmasave më të mëdha, ky rast duhet të “shërbejë” si një apel, për kujdesin që duhet të tregojmë në përdorimin e materialeve publike, të çfarëdoshme qofshin ato.