Teuta pas një dite pushim, i ëhstë rikthyer përgatitjeve për ndeshjen me Kastriotin që do të luhet ditën e shtunë duke nisur që nga ora 16:00 dhe që është e vlefshme për javën e 16-të të “Abissnet Superiore”.
Për duelin me krutanët, durrsakët duhet të improvizojnë gjithë repartin e sulmit. Largimet e Rubin Hebajt dhe Dejvid Kapllanajt kanë lënë boshllëk në formacionin e djemve të detit, teksa tashmë mungesa e tyre nis të ndjehet.
Në këto kushte Edi Martini është në një situatë shumë të vështirë, pasi duhet të përshtatë lojtarë të tjerë në një rol të ri, teksa sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, por edhe Ildi Gruda i cili supozohej të merrte mbi super përgjegjësinë e golave në pjesën e mbetur të sezonit, është dëmtuar dhe me shumë gjasa nuk do të jetë i gatshëm ndaj Kastriotit, duke shtuar kështu hallet e teknikut të durrsakëve.