Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e stome në lagjen nr.13 në Durrës.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ndërsa në banesë ndodhej vetëm një djalë rreth 20 vjeç, i cili është trasportuar drejt spitalit të Durrësit dhe deri tani nuk dihet gjendja e tij.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe zjarrëfiksja të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.






