Sektori i artit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës ka organizuar me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, konkursin e poezisë dhe pikturës.

Në konkurs marrin pjesë nxënës të 20 shkollave të qytetit bregdetar, të cilët kanë garuar me një konkurent në poezi, interpretim dhe një në pikturë.

Drejtori i QKf Durrës, Avni Çuni thotë se ky konkurs ka filluar që në muajin tetor, ku shkollat kanë bërë fazën e parë dhe kanë bërë përzgjedhjen e tyre.

“Finalistët e shkollave sot konkurojnë në shkallë rrethi të Bashkisë Durrës. Ndodhur në kushtet e pandemisë së Covid-19, këtë vit  jemi të detyruar që këtë konkurs ta zhvillojmë nën masa të rrepta të sigurisë duke zbatuar protokollin e qeverisë, ku grupet e fëmijëve do të futen 10 e nga 10-të, dhe do të vlerësohen nga juria.”, u shpreh ai.

Fituesit në pikturë

  • Çmimi i parë: Redon Gashi (“Migjeni”)
  • Çmimi i dytë: Kejsi Tata (“Turgut Ozal”)
  • Çmimi i dytë: Majla Ismaili
  • Çmimi i tretë: Dea Laknori (“Vinçens Prendushi”)
  • Çmimi i tretë: Irsi Cenolli
  • Çmimi i tretë: Enxhi Kamxhiu

Fituesit në poezi (Interpretim)

  • Çmimi i parë: Kristina Hajdërlli (Sukth)
  • Çmimi i dytë: Ejona Petashoti (“Turgut Ozal”)
  • Çmimi i dytë: Arjet Gjata (“Eftali Koçi”)
  • Çmimi i tretë: Albiona Loshaj (“Bajram Curri”)
  • Çmimi i tretë: Tea Elmadhi (“Ibrahim Kodra”)
  • Çmimi i tretë: Kristina Zyka (“Mihal Ekonomi”)