Foto ilustruese
Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën një 66-vjeçar pasi humbi kontrollin e motomjetit që po drejtonte në një nga rrugët e fshatit Jubë.
Viktima është shtetasi Q.T. 66 vjeç.
Informacioni paraprak i policisë:
Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.





