Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa viktima ka ndodhur këtë të hënë në Durrës.
Siç duket dhe në videon e mëposhtme, një automjet është përmbysur në anë të rrugës në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte drejtuesi i mjetit.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia, e cila po kryen veprimet e para hetimore për zbardhjen e shkaqeve të plota aksidentit.





