Një automjet tip “Benz C Class” ka marrë flakë sot në Durrës, pranë Turgut Ozal në autostradë, ndërsa drejtuesi i saj fatmirësisht ka shpëtuar pa u lënduar.

“DurrësLajm” mëson se drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Burime policore thanë për “DurrësLajm” se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon ndërkohë për zbardhjen e plotë të rrethanave.