Plagosi me biçak 52-vjeçarin në Durrës, procedohet në gjendje të lirë autori i moshës 66 vjeç.

Policia e Durrësit informon se ka proceduar penalisht, në gjendje të lirë, shtetasin R. Sh., 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 12, Durrës, ndërsa i plagosuri pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.