Policia e Durrësit ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30 – 35 vjeçe.
E reja, ende e paidentifikuar, për pasojë ka humbur jetën.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, bën të ditur policia.





