Një 57-vjeçar i ka dhënë fund tragjikisht jetës këtë të enjte në Durrës.
Policia njofton se shtetasi i identifikuar me inicialet B.K., është dërguar pa shenja jete në urgjencën e SRD.
Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është vetëvarur në banesë.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:50, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasi B. K., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 18/1 Durrës. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





