Me afrimin e Festivalit të Këngës në RTSH, fillohet dalëngadalë të ndihet edhe atmosfera e Eurovizionit.
Shqipëria pritet të zgjedhë përfaqësuesen e saj në 26 dhjetor mes 26 konkurrentëve, e cila do të udhëtojë në maj të 2021 në Roterdam, Hollandë.
Në shorteun e hedhur, Shqipëria është përzgjedhur të performojë e fundit në gjysmëfinalen e dytë krah Austrisë, Bullgarisë, Zvicrës, Finlandës, Letonisë, Armenisë, Gjeorgjisë e Portugalisë. Moldavisë, Polonisë, San Marinos, Serbisë, Islandës, Republikës Çeke, Greqisë, Estonisë dhe Danimarkës.
Festivali i Këngës pritet të mbahet mes datave 17 dhe 26 dhjetor, në sheshin “Italia” në varësi të kushteve atmosferike.