Arrestohet një 21-vjeçar në Durrës, pasi u kap nga uniformat blu me thikë. Gjithashtu u arrestua dhe një burrë pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 21 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti.

Po nga këta specialistë bëhet me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi P. K., 47 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.