Një i moshuar ka humbur jetën mesditën e sotme në Durrës.

Dyshohet se 81-vjeçari me iniciale C.S., mund të jetë rrëzuar në shkallët pallatit ku banonte në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.