Një aksident sapo ka ndodhur në lagjen nr.14 në Shkozet, Durrës.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësore. Policia është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa e plagosura është transportuar në spitalin rajonal të qytetit.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurës dhe gjendja e saj shëndetësore.

Ajo ishte duke kaluar nga një anë e rrugës tek tjetra, pasi kishte blerë pak fruta në një dyqan aty pranë, kur është goditur nga mjeti që drejtohej nga një shofere femër.

Grupi hetimor pritet të zbardhë më shumë mbi dinamikën e aksidentit.