Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar pasi iu gjet një thikë dhe një karikator plastik.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 29 vjeç, banues në Laç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjet një mjet prerës (thikë) dhe një karikator plastik, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.