Mbrëmjen e së shtunës ka përfunduar Festivali i parë Mbarëkombëtar i Këngës Popullore për Fëmijë, teksa juria profesioniste ka bërë dhe vlerësimin e vogëlushëve duke ndarë çmimet përkatëse.

Në këtë festival garues, morën pjesë përfaqësues këngëtarë të të gjitha Qendrave Kulturore të fëmijëve në vendin tonë si dhe të trevave shqipfolëse si Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi.

Konkurentët u përfaqësuan me një këngë, krijim të ri ose këngë të vjetër popullore e qytetit, zonës, ose krahinës që përfaqësonin.

Konkurimi dhe vlerësimi u bë për këto 3 kategori:

-Kategoria e parë: mosha 08-10 vjeç

-Kategoria e dytë: mosha 11-12 vjeç

-Kategoria e tretë: 13-14 vjeç

Këngët popullore janë regjistruar në audio dhe videoklip, ku këngëtarët u shfaqën të veshur me kostumin tradicional të zonës. Rreth realizimit të klipit, konkurentëve u është kërkuar që video të realizohet në vende turistike apo muzeale të qytetit.

NDARJA E ÇMIMEVE NË FOTOT VIJUESE: