Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur elektroshok dhe biçak.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan një pajisje elektrike dhe një mjet prerës (elektroshok dhe biçak).”, thotë policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.