Mbrëmjen e djeshme, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës, është gjetur e pajetë një grua, dyshohet e mbytur në ujë.
Policia e Durrësit njofton se në momentin që u gjet, viktima ishte e paidentifikuar.
Nga verifikimet e kryera pas gjetjes së trupit të pajetë, ka rezultuar se shtetasja e dyshuar e mbytur në ujë, ishte F. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.





