Dëmtohet gjatë natës dera e jashtme e një biznesi dhe një automjet i parkuar afër këtij biznesi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shënavlash, ku autori nuk është identifikuar ende nga uniformat blu.

Policia e Durrësit njofton se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.