Një 39- vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në Itali. Bëhet fjalë për Saimir Gjinikën, 39vjeçarin nga Durrësim i cili u përplas nga një furgon Fiat Punto, teksa ishte duke lëvizur me biçikletë, raporton “La repubblica”.
Ngjarrja ndodhi ditën e djeshme në Teviso, Itali ku shqiptari po ikte për në punë, pasi punonte në një kompani në komunën e Carbonera-s.
Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital 39 vjeçari fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe për pasojë ndërroi jetë. Gjinika ishte babai i një djali të vogël, ndërsa bashkëshortja është shtatzënë me fëmijën e dytë.






