FOTO ILUSTRUESE
Vihet në pranga në Durrës një person me probleme mendore, pasi dyshohet se u ka vënë zjarrin dy makinave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë arrestuan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës.
Policia informon se më datë 20.05.2023, gjatë natës u ka vënë flakën 2 automjeteve të parkuara (njëri prej tyre jashtë funksionit), të cilat janë djegur pjesërisht.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak se 36-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.





