Jo vetëm Albion Marku. Nga Teuta do të largohen edhe lojtarë të tjerë. Mesfushori Sherif Kallaku nuk do të jetë më pjesë e durrsakëve.
Për fantazistin mësohet se ka mbërritur një ofertë nga klubi Sepsi Osk Sfantu Gheorgje, ku bën pjesë edhe mesfushori shqiptar, Enriko Papa.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit në Rumani, teksa për mesfushorin do jetë skuadra e dytë ku ai do aktivizohet jashtë Shqipërisë, pasi më parë ka luajtur me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci.