SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, si dhe për zyrtarë të tjerë të bashkisë.

Pritet që në orët në vijim SPAK të japë informacione edhe për 10 emrat e ish-zyrtarëve.

Kujtojmë se pak ditë më parë me urdhër të SPAK u arrestua edhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.