Ky është pallati për dhënien e lejes së ndërtimit të të cilit SPAK ka lëshuar urdhër-arrestet për 10 ish-zyrtarë të bashkisë Durrës, mes tyre ish-kryebashkiaku Vangjus Dako.

Planifikuar për t’u ndërtuar me 5 kate, pallati u ndërtua me 11 të tilla, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës.

Tenderi është i vitit 2014-2015 dhe ka shkaktuar një dëm prej 150 milionë lekë.

Kanë qenë banorët, që e kanë denoncuar rastin në SPAK si pasojë e dëmtimeve që pësoi pallati prej tërmetit.

Me nisjen e hetimeve u zbuluan parregullsitë në procedura, shtesa pa leje dhe mosrespektimi i standardeve të ndërtimit.

Lexo edhe: