Është lënë në burg shoferi i autobusit të linjës Bari-Durrës, Elson Rodhe. 

Në autobusin që ai drejtonte u gjetën të fshehura 100 mijë euro. 

Rrodhe ka mohuar të ketë dijeni për paratë e fshehura në tavanin e autobusit, me pretendimin se thjesht kryente punën e shoferit.