Një nga banorët e kampit të muxhahedinëve në një deklaratë për “DurrësLajm” shprehet se policia shqiptare ka shkuar për të ushtruar kontroll pa asnjë lajmërim.

Ndër të tjera ai thekson se disa prej tyre janë arrestuar ndërsa ka theksuar se ata janë muxhahedinë jo terroristë.

“Policia erdhi pa asnjë paralajmërim. Çfarë kemi bërë? Disa vëllezër dhe motra i arrestuan. Akoma është brenda dhe nuk na lejojnë që të bëjmë asnjë veprim, ne muxhahedinët jemi nuk jemi kriminele. Nuk ka asnjë të rrezikshëm. Kjo është vetëm propogandë. Përdorën gaz lotësjellës”, ka thënë një dëshmitar.

Ai thotë se një person ka mbetur i vrarë nga gazi lotjsellës që hodhi policia.