Shumë persona brenda kampit janë plagosur nga dhuna e përrdorur nga policia, nga shkopi i gomës dhe gazi lotsjellës, deklaron për “DurrësLajm” një nga anëtaret e MEK.
Ajo thotë se nga përplasja me policinë kanë humbur jetën dy persona, por deri më tani i konfirmuar është vetëm një viktimë, i cili ndodhet në morgun e kampit.
“DurrësLajm” disponon dhe pamjet e personit të vdekur, por për arsye etike nuk e publikojmë.
Anëtarja e MEK thotë se forcat e policisë morën edhe një pjesë të mirë të kompjuterëve.





