Tubat e aspirimit të një pallati shumëkatësh në lagjen nr.1 në Durrës janë përfshirë nga flakët, duke rrezikuar edhe apartamentet.

Në vendngjarje mbërritën uniformat blu, një autoambulancë, si dhe forcat zjarrfikëse.

Ndërhyrja e shpejtë e këtyre të fundit vuri nën kontroll situatën, duke shuar flakët dhe penguar përhapjen në ambiente të tjera të pallatit.

Fatmirësisht, pavarësisht rrezikshmërisë, nga zjarri nuk pati të lënduar në njerëz.