Një automjet është përmbysur te rrethrrotullimi i Golemit, kur hyn te rruga dytësore në Qerret.

Nga informacionet paraprake që mëson DurrësLajm, nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe drejtuesi i automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin.