Një 34-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëme Durrës, për veprime të mëtejshme.