Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. E., 34 vjeç, banues në lagjen nr. 8, Durrës, pasi u kap duke vjedhur një shumë parash, në një furrë buke;

-S. Gj., 53 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.